Rrokulliset me veturë zyrtare një person në Novobërbë, lëndohet ai dhe pasagjeri

Rrokulliset me veturë zyrtare një person në Novobërbë, lëndohet ai dhe pasagjeri

Një aksident trafiku ka ndodhë në Novobërdë, njofton policia e Kosovës. Siç raporton policia personi që ishte duke e drejtuar veturën zyrtare kishte humbur kontrollin dhe pastaj ishte rrokullisur.

Sipas policisë përveç dëmeve materiale nga ky aksident kishin mbetur të lënduar edhe vozitësi dhe një pasagjer që ishte në veturë.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar automjetin zyrtar humb kontrollin dhe rrokulliset. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar vozitësi dhe pasagjeri mashkull kosovar të cilët pas tretmanit mjekësor janë liruar në shtëpi”, njofton policia.

Related Articles