Qytetet zvicerane janë mbushur me lypës

Qytetet zvicerane janë mbushur me lypës

Në muajt nëntor dhe dhjetor, në kohën e festave të fundvitit, në qytetet zvicerane është vërejtur një rritje e lypsëve.

E gjitha mbas tyre thuhet se janë bandat nga Europa Lindore, shkruajnë mediat zvicerane.

Rritje e madhe e lypsëve është parë në qytetin e Bernës, të ardhur kryesisht nga Europa Lindore. Thuhet se kjo është e zakonshme në prag të Krishtlindjeve.

Lypësit kryesisht futen me kontrabandë në Zvicër nga bandat me një strukturë të rreptë hierarkike. Nga paratë që marrin këta individë, përfundimisht përfitojnë bandat e tyre.

“Lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore është një qëllim i deklaruar politik. Lypja e organizuar e bandave është një formë e saj dhe kjo është arsyeja pse ne po marrim masa kundër saj”, thotë Reto Nause, drejtor i Sigurisë i Qytetit të Bernës. Për këtë arsye Drejtoria për Siguri, Mjedis dhe Energji i bën thirrje popullatës që të mos u japin para lypsarëve nga Europa Lindore. /albinfo.ch

Related Articles