Pyetjet ishin të shumta për Armend Mehajn, por përgjigjet e jo krejt prej tyre, ministri i Mbrojtjes mundi t’i japë para kamerave.
E tillë ishte ajo për blerjen e armëve, që iu bë në komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, për të cilën tha se mund të flasë pasi mbledhja ku po raportonte të mbyllej për media.
Përgjigje u dhanë për tema tjera. Një prej tyre ishte ajo për largimin e ushtarëve nga Forca e Sigurisë, numri i të cilëve sivjet është 127.
Çështjet tjera u diskutuan, kur mbledhja u mbyll për media.