PSD kundërshton Specialen me protestë, e ndryshim ligji (VIDEO)

PSD kundërshton Specialen me protestë, e ndryshim ligji (VIDEO)

Dënimi i Salih Mustafës me 26 vjet burg të premten, preku Partinë Socialdemokrate.

E pakënaqësinë me Gjykatën Speciale e cila shpalli këtë aktgjyktim, partia e Dardan Molliqajt,do ta shpreh në rrugë të shtunën nga ora 14, nga sheshi Zahir Pajaziti në kryeqytet.

Me moton “Jo në emrin tim” kryesocialdemokrati ftoi t`i bashkohen të gjithë qytetarët pa dallim. Sipas Molliqajt, ky duhet të jetë alarm për secilin që votoi ose jo këtë gjykatë.

Veç protestës, PSD është duke shqyrtuar mundësinë edhe të deponimit të kërkesës në Kuvend për ndryshimin e ligjit për këtë organ. Për këtë subjekt, kushdo që e do mbrojtjen e luftës së UÇK-së, duhet mbështetur këtë iniciativë, me të nis sesioni i ri i Kuvendit të Kosovës.

Related Articles