Në Pressing të T7 është zhvilluar një debat i ashpër mes gazetarit Ilir Mirena dhe analistit Sadri Ramabaja.
Fillimisht, Ramabaja iu drejtua analistëve në Shqipëri dhe Kosovë se si të njëjtit “në diskursin e tyre politikë ngjajnë relativisht shumë me persona që një ditë më vonë pretendojnë të jenë pjesë e politikës”.
“Ajo që me shqetëson më së shumti është që një pjesë e mirë e analistëve në Kosovë dhe Tiranë, edhe e opozitës në Kosovë dhe në Tiranë në diskursin e tyre politikë ngjajnë relativisht shumë me persona që një ditë më vonë pretendojnë të jenë pjesë e politikës. Nuk jam kundër, por kur të flalesh si gazetar, si analist, si profesor, merrni pak guxim dhe flisni si analistë shqiptarë sepse më të pavarur janë gjermanet, italianët dhe australianët për interesat e tyre e tonat ndonjëherë se sa ne vetë”, tha Ramabaja.
Pas kësaj, analisti Mirena ia kthehu Rambajës duke e akuzuar se tenton të paraqitet si analist dhe profesor derisa është anëtar i VV-së.
“Mos na mbajë leksione neve qysh me fol, ti vetë je anëtar i partisë dhe del si analist prezantohesh. Nuk mundeni me u prezantu këtu si profesor apo si gjeostrateg por si anëtar i VV-së, dhe kjo është dyfytyrësi nga ju”, ia kthehu Mirena.