Nëse Lionel Messi ishte protagonisti më i madh i Botërorit në fushën e blertë, pa dyshim që medalja e artë për tribuna i takon kroates Ivana Knoll.
Tifozja më “hot” e Botërorit e mbështeti Kombëtaren kroate deri në marrjen e medaljes së bronztë, ndërsa ishte prezente edhe në finale të Kupës së Botës.
E në njërën prej ditëve të qëndrimit të saj njëmujor në Doha të Katarit, ish-miss Kroacia u zgjua nga gjumi me Granit Xhakën “përballë”.
Më saktësisht, bukuroshja kroate e publikoi një video në Instastory ku shihet në dhomën e hotelit teksa thotë “Mirëmëngjesi” në gjuhën angleze dhe e publikon pamjen me ndërtesat e larta përballë.
E në njërën prej tyre shihet një fotografi gjigante e Granit Xhakës, i cili ishte protagonist i Zvicrës në “Katar 2022”.
Ivana Knoll u bë e famshme në krejt botën falë fizikut të saj të përkryer.