Nëntë muaj pas luftës së Rusisë në Ukrainë, presidenti rus, Vladimir Putin, ka pranuar se situata në katër territore të pushtuara në lindje dhe jug të Ukrainës është “jashtëzakonisht e ndërlikuar”, shkroi CNN-i të martën.
Në një deklaratë të lëshuar nga Kremlini, Putini ka vënë në dukje “detyrat e vështira” me të cilat përballen shërbimet e sigurisë në Luhansk, Donetsk, Zaporizhzhia dhe Kherson.
Rusia pretendoi kontrollin mbi rajonet pas referendumeve të rreme në shtator, të kritikuara gjerësisht nga Kievi dhe qeveritë perëndimore si shkelje të ligjit ndërkombëtar.
Rusia ka luftuar me pengesa në këto zona që në fillim forcat e Moskës nuk ishin në kontroll të plotë të territoreve kur ato u vulosën si pjesë e Federatës Ruse.
Vetëm disa javë pasi aneksoi ilegalisht Khersonin, këtë vend duke çliruar rreth 10,000 kilometra katrorë tokë dhe duke lëvizur artilerinë e saj të furnizuar nga perëndimi brenda rrezes së Krimesë.
Duke nënvizuar rëndësinë e mbrojtjes së njerëzve në territoret e pushtuara nga Rusia, Putini u bëri thirrje shërbimeve të sigurisë të bëjnë gjithçka në fuqinë e tyre për të garantuar sigurinë dhe respektimin e të drejtave dhe lirive të tyre.
Në këtë adresim, Putini u bëri thirrje shërbimeve ruse të sigurisë që të tregojnë gatishmërinë maksimale dhe përqendrimin për të rritur mbikëqyrjen ndaj “tradhtarëve, spiunëve dhe diversionistëve”.