Murati: Të thuhet se ka pasur zbritje të shtesave është gabim logjik

Murati: Të thuhet se ka pasur zbritje të shtesave është gabim logjik

Kuvendi i Kosovës është duke mbajtur seancë ku në rend dite është interpelanca me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati në lidhje me “Uljen e shtesave të pensionistëve, stafit shëndetësor dhe institucioneve të sigurisë”, raporton Gazeta “Enigma”.

Me këtë rast ministri Murati ka thënë se deklarimet se ka pasur zbritje të shtesave janë gabime logjike.

“Të thuhet se ka pasur zbritje do të duhej të nënkuptonte se ka pasur një vendim për shtesa për muajin prill. Sa kanë qenë të parapara shtesat për muajin prill? Vendimin që e kam flet për janar shkurt dhe mars”.

“Të thuhet se ka pasur zbritje të shtesave është gabim logjik sepse në muajin prill nuk ka pasur shtesa”.

Tutje ai tha se “A është kjo me të vërtetë brengë reale e opozitës apo është populizëm”./Gazeta Enigma.

Related Articles