Të lumtur e të buzëqeshur janë parë disa prej deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.
Bëhet fjalë për Fitore Pacollin, Dimal Bashën, Haxhi Avdylin, Burim Metën e Mimoza Kusari-Lilën.
Ata u mblodhën për të festuar përmbylljen e vitit parlamentar. Kështu njoftoi ligjvënësi i pushtetit, Haxhi Avdyli.
Madje, ai ndau një fotografi të përbashkët me kolegët e tij, teksa paralajmëroi suksesin edhe për sfidat e ardhshme që e presin.
“Bashkë në një përmbyllje të vitit parlamentar 2022. Bashkë e suksesshëm në përballje me sfidat e ardhshme…”, shkroi ai në Facebook.
Postimi i plotë: