Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere sot do të mbajë mbledhjen e radhës që do të fillojë nga ora 10:00.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se do të shqyrtohet Raporti me Rekomandime të Komisionit Funksional për Projektligjin për Pagat në Sektorin Publik dhe për Projektligjin për Zyrtarët Publikë.