Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) ka publikuar sot anketën e Barometrit të Sigurisë në Ballkanin Perëndimor për vitin 2022 lidhur me besimin e të anketuarve në institucionet publike.
Sipas këtij raporti, Forca e Sigurisë së Kosovës është më e besueshmja me 83%, pasuar nga Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave me 73% dhe Policia e Kosovës me 72%.
Lidhur me këtë, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se ky rezultat është pasqyrim i zbatimit të duhur të objektivave me përkushtim të lartë.
“Ky rezultat është pasqyrim i zbatimit të duhur të objektivave me përkushtim të lartë, udhëhequr nga parimi i transparencës dhe llogaridhënies të plotë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës. Përgëzime për punën profesionale të Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë e ne vazhdojmë drejtë sukseseve të reja”, ka shkruar Mehaj.