Një gruaje ia vjedhin makinën me fëmijën brenda

Një gruaje ia vjedhin makinën me fëmijën brenda

Një burrë është arrestuar pasi  vodhi një makinë në rrugë  me një fëmijë ende brenda.

Fëmija u gjet i padëmtuar rreth një orë më vonë ende brenda automjetit pasi ishte braktisur aty pranë. Autori udhëtoi  me fëmijën e vogël për rreth një orë para se të gjendeshin.

Mamaja e fëmijës u tmerrua kur kuptoi që mjeti i saj u rrëmbye së bashku me fëmijën.

Një 41-vjeçar është arrestuar në lidhje me incidentin, tha Policia e West Yorkshire.

Makina u gjet pas një kërkimi “të gjerë”, i cili përfshinte mbështetjen e një avioni policie.

Policia e West Yorkshire mori një telefonatë për një automjet të vjedhur nga një adresë në South Parade, Ossett. Telefonuesi konfirmoi se një fëmijë i vogël ishte brenda mjetit.

Detektivja Sarah Degnan e Wakefield CID tha: “Ky ishte padyshim një incident i tmerrshëm siç do të ishte për çdo prind dhe ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të identifikuar përgjegjësit.’’ 

Related Articles