Shef i Grupit Parlamentar të PDK Abelard Tahiri ka folur sërish për rastin në Pejë e ku gjatë seancë së Kuvendit deputetët e opozitës kërkuan përgjegjësi e shpjegime për rastin ku një foshnje e pajetë ishte futur në rrobalarëse të spitalit në Pejë.
Tahiri ka shkruar në faqen e tij në Facebook se Kurti jo vetëm që s’dha kurrfarë shpjegimi e përgjegjësie, por me një ftohësi pa kurrfarë ndjeshmërie i injoroi deputetët, duke mos thënë as edhe një fjalë të vetme për këtë rast e skandal të rëndë.
Reagimi i plotë:
Të tronditur nga një skandal i thellë papërgjegjësie që ndodhi në Spitalin Rajonal të Pejës, deputetët e opozitës i kërkuan kryeministrit Kurti që të japë shpjegime, megjithëse po të kishte karakter, ai do të duhej të jepte përgjegjësi, ndërsa ai, jo vetëm që s’dha kurrfarë shpjegimi e përgjegjësie, por me një ftohësi pa kurrfarë ndjeshmërie i injoroi deputetët, duke mos thënë as edhe një fjalë të vetme për këtë rast e skandal të rëndë. Tani bëhen tre muaj që Kosova është pa ministër të shëndetësisë. Çfarë papërgjegjësie!!!