Krasniqi për protestën: Nuk po shihet fundi

Krasniqi për protestën: Nuk po shihet fundi

Protesta e thirrur për sot nga PSD-ja kundër Gjykatës Speciale tashmë ka filluar.

Qytetarë të shumtë i janë përgjigjur ftesës së Partisë Socialdemokrate për protestë për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës Speciale që dënoi me 26 vjet burgim ish-komandantin e UÇK-së, Salih Mustafa.

Protestës i është përgjigjur edhe kryetari i OVL së UÇK-së, Faton Klinaku si dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu.

Për këtë ka shkruar edhe Frashër Krasniqi, nga PSD-ja, duke thënë se protestuesve nuk po u shihet fundit.

“Jo në emrin tonë!

Nuk po shihet fundi!

UÇK”, ka shkruar ai.

Related Articles