Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se ministri i ri i Shëndetësisë do të dihet para vitit të ri.
Kurti këto komente i dha në një konferencë për shtyp, teksa nuk dha emër se kush do të jetë.
“Po duhet ta marrim një vendim për ministrin e Shëndetësisë, Do ta bëjmë para vitit të ri, në fillim të javës së ardhshme”, ka theksuar Kurti.