Një ngjarje tragjike që ka ndodhur pak më parë në Pejë, ku një person ka humbur jetën pasi ka rënë nga ballkoni i një banese.
Mësohet se viktima është Gentrit Miftari, rreth 30-vjeç.
Sipas informacioneve të para, ai dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij,burimet e sinjalit bëjnë me dije se ekipi mjekësor i Emergjencës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur në trupin e të ndjerit dhe pas ekzaminimit për shenjat vitale, mjeku kujdestar ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë policore, të cilët kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.