Rada Trajkoviq që së fundmi ka marrë detyrën si këshilltare e ministrit të ri të Kosovës për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, kohë pas kohe po raporton për kërëcnimet që po i bëhen asaj dhe familjes së saj. Ndërkohë, pak ditë pasi policia serbe e ndaloi politikanen serbe në Merdare, asaj sot ia kanë ndaluar vajzën në aeroportin e Beogradit.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Trajkoviq në Twitter.
“Dhe perseri! Rrugës për në Londër, vajza u ndalua sërish në aeroportin e Beogradit…Të gjitha për shkak të tekave të një njeriu”, njofton Trajkoviq.
Ajo gjithashtu tregon se vajza e saj është liruar tek pas ftesës që kishte marrë për udhëtim në Londër.
Trajkoviq ka njoftuar gjatë javës se ajo dhe familjha e saj po marrin vazhdimisht kërcënime. Për sigurinë e saj, ajo e ka bërë përgjegjës presidentin serb, Aleksandër Vuciq.