Pas përfundimit të emisionit në Kampionët në Kanal ’10’, ka pasur një përplasje fizike mes presidentit të Trepçës ’89, Abedin Zeka dhe opinionistit dhe trajnerit, Faruk Statovci.
‘GazetaBlic’ nga burimet e saj ka mësuar për këtë përplasje dhe ka qenë vetëm ndërhyrja e moderatorit ajo që nuk e ka lejuar situtatën që të eskalojë edhe më shumë.
Megjithatë, presidenti Zeka, në një prononcim për ‘GazetaBlic’ nuk e ka pranuar këtë gjë, duke thënë se ka pasur vetëm fjalosje.
“Jo, nuk ka pasur përplasje fizike, vetëm fjalosje”, tha Zeka në deklarimin e tij të shkrutër.