Tre persona të lënduar rëndë nga një aksident në Novosellë të Pejës

Tre persona të lënduar rëndë nga një aksident në Novosellë të Pejës

Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë mëngjesit të së hënës në fshatin Novosellë të Pejës.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Sipas Gashit në aksident kanë mbetur të lënduar rëndë tre persona.

Ai bëri të ditur se të njëjtit janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Pejës pastaj për në QKUK.

“Sot rreth orës 7:45, policia është njoftua se ka ndodhë një aksident në Novosellë mes dy veturave. Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona të cilët me urgjencë janë dërguar për trajtim mjekësor në spital, kurse më vonë me udhëzim të mjekut janë transportuar për në QKUK për shkak të lëndimeve të rënda”, ka thënë Gashi.

Ai ka shtuar se në vendin e ngjarjes ende janë policia dhe të njëjtit janë duke bërë hetimet lidhur me shkaqet që kanë quar deri te aksidenti.

Related Articles