Arben Vitia është emëruar sërish në pozitën e ministrit të Shëndetësisë.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Zyra e Kryeministrit.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot ka emëruar Arben Vitia, Ministër për Shëndetësi, të cilit i ka uruar suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tij”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se Vitia edhe më parë kishte udhëhequr me këtë ministri. Ai ishte dorëhequr nga pozita e ministrit të Shëndetësisë, në tetor të vitit 2021.
“Pata privilegjin t’i shërbejë popullit në kohë të vështirë. Më lejoni të ju njoftoj për vendimin që e kam marrë në dakordim me kryeministrin Albin Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje. Unë sot po e përmbylli angazhimin tim në këtë detyrë, me të cilën më pat ngarkuar Kurti, ku jam mirënjohës ndaj tij”, pati deklaruar atë kohë, Vitia.