Deputetja e PDK-së Ganimete Musliu ka reaguar pas emërimit të Arben Vitisë në krye të Ministrisë së Shëndetësisë.
Ajo ka shkruar se emërimi i Vitisënë këtë pozitë tregon se Kurti nuk do t’i qaset seriozisht problemeve të shëndetësisë.
“Kthimi i “Manekenit me mindil”, në krye të Ministrisë së shëndetsisë tregon qarte se Albin Kurti nuk e ka ndermend ti qaset seriozisht problemeve të shendetsisë! Ky është edhe një fakt se Albin Kurti nuk i duron kuadrot e mirëfillta. Ai do të mbahet në mend si një mashtrues I madh i rrethuar me deshtak e marioneta”, shkruan ajo.