Ministria e Mbrojtjes e Letonisë në faqen e saj në Twitter ka raportuar se ushtarët letonezë në kuadër të KFOR-it të dielën janë përballur me të shtëna armësh në veri të Kosovës.
Në njoftim thuhet se nga kjo ngjarje nuk ka viktima dhe se Policia e Kosovës dhe KFOR-i kanë nisur hetimet.
“Të dielën, më 25 dhjetor, të shtëna ka pasur në drejtim të paqeruajtësve letonezë teksa ata po kryenin një patrullë në Kosovë. Nga ngjarja nuk ka viktima. Policia e Kosovës dhe NATO_KFOR kanë nisur hetimet”, thuhet në postimin në Twitter.