Shqipëri: Priten 500 mijë doza CoronaVac për të vijuar vaksinimin

Shqipëri: Priten 500 mijë doza CoronaVac për të vijuar vaksinimin

Mungesa për vaksinën kineze anti-COVID pritet të zgjidhet pas disa ditësh. Me firmosjen e kontratës nga qeveria shqiptare, 500 000 doza të tjera CoronaVac do të vijnë për të vijuar procesin e vaskinimit, raporton Gazeta Enigma.

“Lajmi i mirë është që kemi kontratën e re të firmosur nga qeveria shqiptare për 500 000 doza të tjera CoronaVac. Pritet që të vijnë në ditët në vazhdim dhe do të jetë e mundur të vaksinohet popullata si me dozën e dytë, ashtu edhe me dozën e parë”, shprehet Iria Preza, specialiste e programit të vaksinimit./Gazeta Emigma/

Related Articles