Shtatë persona u akuzuan për vrasje të thjeshtë me qëllim të mundshëm në hetimit për vdekjen e Diego Armando Maradona. Ata që u akuzuan për vrasje të pavullnetshme, do të përballen me vrasje kriminale dhe do të pësojnë dënime me burg prej tetë deri në 25 vjet, thotë një burim gjyqësor, sipas mediave ndërkombëtare.
Sipas agjencisë EFE, të akuzuarit tashmë janë ftuar për të bërë deklarata në hetim dhe e kanë të ndaluar të largohen nga vendi. Të akuzuarit janë, neurokirurgu Leopoldo Luque, psikiatri Agustina Cosachov, psikologu Carlos Diaz, infermierët Dahiana Madrid dhe Ricardo Almiron, shefi i infermierëve Mariano Perroni dhe Nancy Forlini, që trajtoi Maradona.
Shkallëzimi i akuzave lidhet me një raport që konkludoi se Maradona ishte lënë në duart e tij nga ekipi shëndetësor pas trajtimit të papërshtatshëm, të mangët dhe të pamatur. Maradona vdiq në 25 nëntor 2020, në moshën 60 vjeçare.