Durmishi i kundërpërgjigjet Haradinajt lidhur me deklarimet e tij për tenderin 44 milionësh

Durmishi i kundërpërgjigjet Haradinajt lidhur me deklarimet e tij për tenderin 44 milionësh

Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Mjedisit, Hysen Durmishi i është kundërpërgjigjur kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj lidhur me tenderin 44 milionësh të anuluar nga ministri Liburn Aliu.



Durmishi përmes Facebook-ut ka shkruar se Haradinaj ka thënë të pavërteta në Kuvend gjatë seancës së sotme.

“Sqarim për opinionin publik dhe të pavërtetën e z. Ramush Haradinaj. E kemi anuluar tenderin 44 milionë eurosh i cili potencialisht do të rritej ne 57 milionë. E kaluara na ka treguar se kontratat kornizë janë rritur për 30 %. Ne kemi shpallur tender të ri me vlerë të parashikuar 11 milionë e 600 mijë euro për një vit. Pra maksimumi që mund të arrijë kjo kontratë për tri vite është 35 milion euro. Pra i kemi shpëtuar nga buxheti 22 milionë euro vetëm nga kjo kontratë e në anën tjetër do të rritet cilësia”, ka shkruar Durmishi.

Sqarim për opinionin publik dhe të pavërtetën e z. Ramush Haradinaj E kemi anuluar tenderin 44 milionë eurosh i cili…Posted by Hysen Durmishi on Thursday, May 20, 2021

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka akuzuar qeverinë e Kosovës dhe ministrin Liburn Aliu për vjedhje të buxhetit të Kosovës.

Haradinaj në seancën e Kuvendit ka thënë se Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka anuluar një tender që ka qenë për tre vjet në vlerë 40 milionë euro dhe ka shpallur tenderin tjetër një vjeçar në vlerë 20 milionë euro duke i shkaktuar humbje Kosovës pasi tenderi i njëjtë do të kushtojë 66 milionë euro për tre vitet e ardhshme

“Ai ministër është duke e vjedhur Kosovën më se keqi, Liburn Aliu, ai i ka ndalë një tender 40 milionësh për tre vjet dhe e ka shpallë një tender 22 milionësh për një vjet dhe po del po i thotë Kosovës po ia shtoj paret, jo zotni jeni duke e vjedhur paret. 66 milionë i bëhet Kosovës tenderi 44 milionësh i qeverisë së mahershme. Ku po mendon se jeton ai njeri, që guxon me fol kështu”, tha Haradinaj.

Related Articles