Situata me hyrje-dalje në pikëkalimin kufitar në Merdare është e qetë.
Sipas përditësimit të bërë në ora 20:16 nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar bëhet e ditur se pritjet për të hyrë nga Serbia për në Kosovë përmes pikëkalimit kufitar në Merdare është 5 deri në 10 minuta.
Ndërsa, për të dalë nga Kosova për në Serbi, pritjet janë nga 3 deri në 5 minuta, njofton Klankosova.tv.
Pritje më të mëdha ka tek Dheu i Bardhë ku për të hyrë në Kosovë pritjet janë 10 deri në 15 minuta, po aq sa janë edhe pritjet për të dalë nga Kosova.
Kurse, pikëkalimet kufitare Jarinje e Bërnjak vazhdojnë të jenë të mbyllura si shkak i barrikadave të vendosura nga grupe kriminale.
Para pak minuta, mediat serbe raportuan se një grup prej rreth 20 personash kanë vendosur një barrikadë të re në rrugën që të çon për në Merdare, përkatësisht në Kurshumli.