Disa serbë kanë vendosur një barrikadë në Kurshumli, gjë që ka bërë që në Merdare të mos ketë qarkullim të automjeteve.
Siç raportojnë mediat serbe, barrikadat u vendosen nga një grup prej rreth 20 personash.
Kujtojmë se sot është dita e 18-të ku në veri të Kosovës, grupe kriminale kanë vendosur barrikada gjë që ka bërë që pikat kufitare në Jarinje e Bërnjak të jenë totalisht të bllokuara.