Rrahman Hallaçi është trajneri provizor i skuadrës së Kukësit. Drejtuesit akoma nuk kanë marrë një vendim se kujt do i besojnë çelësat e skuadrës për pjesën tjetër të sezonit dhe ditë pas dite në media lakohen emra të rinj si kandidatë.
Përveç ish-kapitenit të Kukësit dhe Bylbyl Sokolit, tashmë një tjetër emër ka dalë në skenë për të marrë frenat e verilindorëve. Bëhet fjalë për Tahir Lushtakun, ku sipas shtypit të shkruar raportohet se tekniku kosovar ka takuar drejtuesit e ekipit kuksianë.
Kujtojmë se më parë Lushtaku ka drejtuar Drenicën në kampionatin kosovarë, ndësa tashmë shpreson që të marrë drejtimin e Kukësit, një skuadër që tashmë kërkon me doemos Europën për të shpëtuar sezonin.