Policia e Kosovës ka njoftuar se është liruar për qarkullim pika kufitare e Merdares.
“Bazuar në informacionet e fundit, rruga e cila ishte bllokuar me 27.12.2022 në kilometrin e dytë
brenda në Serbi, sot në ora 09:50 është liruar për qarkullim”, thuhet në njoftim.
Tutje, bëhet e ditur se Merdare i është kthyer normalitetit.
“Andaj, njoftojmë qytetarët dhe bashkatdhetarët tani se pikë kalimi kufitar “Merdare”, është liruar
për qarkullim dhe i është kthyer normalitetit të plotë”, thuhet në njoftimin e policisë.