“ATK -ja gjatë vitit 2022 grumbulloi mbi 720 milionë euro”

“ATK -ja gjatë vitit 2022 grumbulloi mbi 720 milionë euro”

Zëvendësdrejtori ekzekutiv i ATK-së, Ilir Murtezaj, në një konferencë për medie, ka prezantuar rezultatet e aktiviteteve të zhvilluara për periudhën janar-dhjetor 2022. Ai tha se ATK-ja gjatë vitit 2022 ka rritur të grumbullojë mbi 720 milionë euro dhe ka tejkaluar planet.

“ATK gjat viteve t fundit ka shënuar rekord. Edhe në vitin 2022 vazhduam me rritje të të hyrave tatimore. Jemi lider sa i përket edhe databazës, ATK gjatë vitit 2022 ka arritur të grumbullojë 721.6 milionë euro dhe i kemi të tejkaluar të gjitha parashikimet. Po ashtu kemi inkasuar 152.2 milionë borxhe. Faktorët që kanë ndikuar në rritje të të hyrave janë: fuqizimi i kontrollit të brendshëm i ngritjes së përgjegjësisë dhe llogaridhënies, rritja e efikasitetit në mbledhjen e borxheve etj”, tha ai.

Related Articles