Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka shkruar në profilin e tij në Instagram se për të “Kosova është Serbi dhe se nuk do të jetë kurrë diçka tjetër”.
Vuçiq ka postuar në profilin e tij në Instagram një video të deklaratës së tij të djeshme se për herë të parë “pala serbe ka marrë diçka që është “burim i ligjit” se FSK nuk mund të shkojë në veri të Kosovës pa pëlqimin e komandantit të KFOR-it”.
“Për mua “Kosova dhe Metohia” janë Serbi dhe nuk do të jetë kurrë gjë tjetër. Unë luftoj dhe do të luftoj për vëllezërit dhe motrat tona”, ka pretenduar presidenti serb në përshkrimin e videos.