Policia kufitare në Shqipëri ka sekuestruar 59.100 euro në pikën kufitare Morinë, nga një 45-vjeçar nga Istogu.
Sipas një postimi në Facebook gjatë kontrollit të ushtruar, në çantën e dorës së S.H., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 59.100 euro, të padeklaruara nga 45-vjeçari.
“Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare të DVP Kukës referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. H., 45 vjeç, banues në Istog, Kosovë, për veprën penale ‘Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë’”, thuhet në njoftim.