Analisti, Imer Mushkolaj, ka thënë se largimi i barrikadave në veri të Kosovës dhe arritja deri në këtë gjende të shtensionuar në veri është si rezultat i një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë që s’është bërë publike.
“Barrikadat i largoi marrëveshja e arritur mes Kosovës dhe Serbisë, largimi është rezultat i negociatave që kanë ndodhë nëpërmjet SHBA-ve dhe BE-së, një marrëveshje që nuk është bërë publike. Nëse i referohemi reagimit të sotëm të Josep Borrllit, ai e vlerëson lidershipin përgjegjës të Kurit dhe Vuçiqit, dhe thotë se diplomacia ka mbizotëruar në shtensionimin e situatës në veri”, ka thënë Mushkolaj.
E kjo sipas Mushkolajt, nënkuptohet që një marrëveshje ka ndikuar që situata të shtensionohet, por që nuk dihet se në çfarë niveli janë mbajtur këto negociata.
“Kjo më lërë të kuptojë se ka pasur një marrëveshje që ka ndikuar që sita të shtënsionohet dhe barrikadat të hiqen, sot e dëgjuam Kurtin duke thënë se vetë i vendosen barrikadat dhe vetë i hoqën, është e vërtetë nëse e vlerësojë teknikisht, pasi ata i vendosën vetë dhe po i hiqen vetë…kanë qenë negociata me Kosovës dhe Serbisë, nuke di se në çfarë niveli, të cilat kanë sjell deri te heqja e barrikadave”, ka shtuar Mushkolaj.
E këto negociata kanë qenë në mes ndërkombëtarëve dhe sistemit të drejtësisë, duke anashkaluar kryeministrin, Albin Kurtii.
“Kjo ndodhi edhe pasi Pantiqi i është ndërruar masa, prej paraburgimit ka kaluar në arrest shtëpiak dhe kjo duke të ketë qen pjesë e marrëveshjes, por ndryshe nëse nuk do të kishte negociata kjo çështje, viti i ri do të vinte dhe barrikadat do të qëndronin aty. Por, unë mendoj që këtu është negocimi me sistemin e drejtësisë, në masë madhe është anashkaluar Kurti… pasi vetë ideja që erdhi deri të ndërrimi i masës dhe reagimi I VV-së më lërë të kutpojë që më shumë kontribut në këtë asket ka sistemi i drejtësisë dhe ndërkombëtarët”, ka shtuar ai.