Pas namazit të xhumasë, shumë nga xhematlinjët e Janjevës së Lipjanit nuk u shpërndan si zakonisht.
Ata qëndruan në hapësirat e këtij institucioni fetar, pasi për dy orë më radhë u paraqitën për dhënie vullnetare të gjakut.
Imamin Beqir Krasniqi po e gëzon fakti, që ky aktivitet zgjoi jehonë.
Në fshatin multietnik, ftesë për këtë aktivitet human iu bë edhe komuniteteve tjera, por të njëjtit nuk morën pjesë.
Ndërsa, gjatë të premtes në bashkëpunim me shoqatën “Bereqeti”, pikërisht nga Xhamia u bë shpërndarja e 35 pakove ushqimor për familjet me nevojë.