Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka bërë të ditur që në Kosovë janë 12 raste me COVID-19.
Po ashtu sipas njoftimit të fundit të tyre bëhet e ditur se numri i të shëruarve është tre persona, ndërsa teste të kryera në 24 orët e fundit janë 65.
Gjithashtu IKShPK-ja, ju ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të kenë kujdes kujdes të shtuar pasi pandemia me COVID-19 ende nuk ka mbaruar.
Sipas IKShPK-së përmes një njoftimi bëhet e ditur se në vende të ndryshme të botës, po regjistrohen raste të shumta të COVID-19.
IKSHPK bën të ditur se Kosova po vazhdon të shënojë numër të vogël të rasteve të reja të COVID-19.
“IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik andaj të gjithë personat me kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështirësi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen”, thuhet në njoftim.