Djali i Hysni Gucatit: Nuk ka festë për familjen tonë

Djali i Hysni Gucatit: Nuk ka festë për familjen tonë

Në Hagë është edhe një shok i moçëm i Nasimit, Hysni Gucati.

Edhe ky u shpall fajtor nga Trupi gjykues i Gjykatës Speciale, duke u dënuar me katër vite e gjysmë burgim dhe gjobë prej 100 eurosh.

Në mungesë të ish-drejtuesit të OVL-së, festat në familjen e tij thuajse kanë mbaruar.

“E di, që as ai nuk do të donte ta thoja këtë. Por, ne si familje nuk ndjejmë aspak festa që nga dita kur babai është arrestuar. Festë për ne do të jetë dita kur të fitojë drejtësia”, thekson djali i tij, Musliu për Front Online.

Mbajtja e “zisë” nuk është diçka që i shkonte përshtat Hysniut sa ishte në liri.

“Babai është njohur gjithmonë si person që ka dëshirë ta bashkojë familjen me ose pa festa të mbledh familjarë, miq e dashamirë edhe pa qenë arsye ndonjë festë”, tha ai.

Kështu rëndomtë ishte edhe për Vitin e Ri.

“Kur ka qenë ai, me ne, kishte atmosferë tejet festive. Si në çdo familje”.

“Komunikimin me babën e kemi të përditshëm nëpërmjet telefonatave ndërsa komunikojmë edhe përmes platformës Zoom disa herë gjatë muajit. Tash për shkak të gjendjes shëndetësore të babait mund të themi që në dy muajt e fundit na është mundësuar pothuajse çdo ditë ta shohim përmes kësaj platforme”, pohoi Musliu, djali i Hysni Gucatit.

Mungesë të njëjtë kanë edhe familjarë të tjerë.

Në Hagë, pos Gucatit e Haradinajt, ndodhën edhe ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.

Atje janë edhe Pjetër Shala e Cali, i cili së fundmi u dënua më 26 vjet burgim nga Specialja.

Related Articles