Edhe Australia mirëpriti Vitin e Ri 2023.
Kryeqyteti australian, Sydney, ndriçoi qiellin me spektakël të fishekzjarreve që zgjati për më shumë se 10 minuta, raporton BBC.
Organizatorët kanë përgaditur shfaqje spektakolare me mbi 35 mijë efekte tokësore dhe 100 mijë mjete piroteknike të lëshuara nga Ura Harbour, Shtëpia e Operas dhe kulmet përgjatë qytetit.