Emergjenca në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe Policia e Kosovës, edhe sonte do të jenë në krye të detyrës për qytetarë të cilët mund të kenë nevojë për ta. Policia e Kosovës apelon tek të gjithë qytetarët që të jenë të kujdesshëm me mjetet piroteknike dhe të mos ngasin automjetet nën ndikim të alkoolit.
Qendra Emergjente e QKUK-së është mobilizuar me staf dhe barna shtesë që sonte t’u dalë në ndihmë qytetarëve në nevojë.
Mirëpo kjo qendër ka vetëm 15 shtretër. Nëse sonte ka raste të shtuara të lëndimeve, atëherë stafi detyrohet t’i përdorë shtretërit e klinikave tjera.
“Klinika Emergjente pret një fluks më të madh, kjo për shkak të perdorimit të mjeteve piroteknike të dehjeve, e megjithatë ne i kemi bërë përgatitjet e duhura, kemi më shumë staf e më shumë mjete për qepje. Po ashtu edhe me barna të tjera, por Emergjenca ka edhe një problem me mungesën e shtretërve sespe i kemi vetëm 15 shtretër”, tha Erolind Dërmaku, mjek i ndërrimit në emergjencën e QKUK-së.