Ish-deputeti Visar Ymeri thotë se qeveria ka të drejtë të shkarkojë ambasadorët edhe nëse ata nuk e kanë mbaruar mandatin apo kanë punuar mirë.
“Ata janë emëruar politikisht dhe shkarkohen nga politika…Disa ambasadorë do të ishte dashur të shkarkoheshin dje apo të mos emëroheshin fare”, tha Ymeri në “Debat Plus”.
Ymeri thotë se deklarata e Gjergj Dedajt është skandaloze kur thotë se Presidentja e Kosovës është e kontrabanduar.
“Nuk mundesh si ambasadorë i deridjeshëm të thuash se Presidentja është e kontrabanduar”, tha ai.
Megjithatë Ymeri thotë se shkarkimi i ambasadorëve në grup është i pavend.
“Edhe nëse është dashur të zëvendësohen ata ambasadorë është dashur të falënderohen dhe më pas të kthehen në vend”, tha ndër të tjera Visar Ymeri.