Miftaraj: Mos u çuditni nëse në fund del se vrasja në Prizren e qytetarit nga Kukësi, del të jetë në ‘vetëmbrojtje’

Miftaraj: Mos u çuditni nëse në fund del se vrasja në Prizren e qytetarit nga Kukësi, del të jetë në ‘vetëmbrojtje’

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka reaguar për vrasjes së një banori të Kukësit, në një lokal në Prizren, ku i dyshuar është pronari Dibran Hoxha, dhe pesë persona të tjerë.

Ai,me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se nuk duhet të jetë një çudi nëse rasti në fjalë do të cilësohet në fund si “vetëmbrojtje”.

“Nëse prokuroria dhe gjykata në Prizren, e kanë fal 16 herë me dënime amnistuese, nuk përjashtohet mundësia që edhe herën e 17-të me ia ba një argat.  Në një shtet normal KGJK dhe KPK, sot u dashtë të caktojë komisione ad-hoc të përbëra nga gjykatës dhe prokurorë me integritet, përvojë dhe ekspertizë t’i analizojë, vlerësojë dhe verifikojë 16 aktakuzat, 16 aktgjykimet në rastet ndaj Dibran Hoxhës”.

“Është interes publik të kuptohet se në 16 aktakuza, cilët janë prokurorët e këtyre rasteve?   Në 16 aktakuza dhe shqyrtime gjyqësore sa herë prokurorët kanë informuar gjykatën se kryesi i veprave penale është recidivist? Në 16 aktgjykimet dënuese është interes publik me dite se si është zbatuar politika ndëshkimore? Ndaj 16 aktgjykimeve, në sa prej tyre është bërë ankesë nga ana e prokurorit lidhur me dënimin e shqiptuar?”, ka thënë Miftaraj.

Ai ka shtuar se për Dibran Hoxhën ka shumë pyetje dhe se asnjë përgjigje nuk vjen nga asnjëra hallkë e institucioneve të drejtësisë.

Related Articles