Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, ia ka vënë fajin qeverisë lidhur me deklaratat e Beogradit për çnjohjet e Kosovës.
Deputetja Kadrijaj në një pronocim për lajmi.net, ka thënë se nëse janë të vërteta informatat për çnjohje, faji mbetet te Qeveria. Kadrijaj theksoi se qeveria duhet të bëjë një fushatë strategjike për të sjellur njohje të reja, gjë që sipas ajo ka dështuar ta bëjë.
“Nuk kemi ndonjë informatë zyrtare. Ajo që po dëgjomë për çnjohje është që fillimisht po vijnë nga zyrtarët e Serbisë, që po lajmrëojnë vazhdimisht për çnjohje. Nëse po ndodh kjo atëherë del që qeveria është gabim, kryeministri Kurti, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ministrja Donika Gërvalla. Është gabim që nuk po e bëjnë një fushatë, në vend që të kemi njohje të reja dhe që po presim që të kemi një strategji në raport me këto ne po e shohim se qeveria ka dështuar në këtë drejtim”, tha ajo.
Sipas saj, Qeveria nuk ka asnjë strategji të përbashkët dhe sipas kësaj neglizhence, “në vend të njohjeve do të ketë çnjohje”.
“Këta nuk e kanë asnjë agjendë të përbashkët asnjë strategji dhe normal me këtë neglizhencë dhe më këtë punë që po e bëjnë këta zyrtarë me këta udhëheqës të shtetit normal që në vend të njohjeve do të kemi ç’njohje”, tha Kadrijaj.
Në fund ajo e konsideron punën e ministrës së jashtme Donika Gërvalla me skandale të njëpasnjëshme. Sipas saj rrugëtimin e saj e ka udhëhequr me inate.
“Puna e Donika Gërvallës është karakterizuar me skandale të njëpasnjëshme sepse në fillimin e rrugëtimit të saj si ministre dhe zëvendëskryeministre e ka udhëhequr me inate”, u shpreh ajo.
Nga MPJD ndërkaq mohuan pretendimet e Beogradit, duke thënë se ata s’kanë asnjë njoftim nga shtetet që pretendohet se tërhoqën njohjet.