Autoritetet meksikane kanë arrestuar Ovidio Guzmán, djalin e bosit të drogës Joaquin “El Chapo” Guzmán.
Kështu ka bërë të ditur një burim nga qeveria federale e Meksikës për CNN, lidhur me një operacion në shtetin verior të Sinaloa të enjten që çoi në përleshje rreth qytetit Culiacán.
Guzmán përshkruhet si “një anëtar i rangut të lartë i kartelit Sinaloa” në një deklaratë për shtyp të lëshuar nga Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara më 16 dhjetor, përpara arrestimit të tij.
Ai ishte arrestuar më parë nga autoritetet federale në tetor 2019, por u lirua me urdhër të Presidentit Andrés Manuel López Obrador për të shmangur gjakderdhjen e mëtejshme.
Arrestimi i Guzman të enjten çoi në përleshje në pjesë të ndryshme të Culiacán, sipas zyrtarëve lokalë që u thanë qytetarëve të strehoheshin në shtëpi.
Videot e shpërndara nëpër media sociale shfaqin automjete të përfshira nga zjarri dhe të shtëna intensive pranë aeroportit, i cili ishte i mbyllur për pjesën më të madhe të ditës për shkak të konfliktit.
Në një fjalim në mëngjes të enjten, Presidenti López Obrador tha se operacioni në Culiacán kishte nisur që në agim.