Në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, përkatësisht në Çagllavicë, përkundër shenjave të vendosura, vetëm muajin e fundit, si shkak i mospërshtatjes së shpejtësisë humbën jetën dy persona.
Për një pronar biznesi në këtë zonë, aksidente të tilla janë bërë të shpeshta, e disa prej tyre edhe i shkaktuan dëme duke i hyrë brenda në lokal.
Ndërsa, për njohësin e çështjeve të komunikacionit Selman Kolgeci, krahas sinjalizimeve aktuale, vendosja e pengesave shtesë në këtë magjistrale nuk do të ishte zgjidhje.
Kolgeci thotë se zgjedhja më e mirë për institucionet përgjegjëse është planifikimi e monitorimi i vozitëseve për shpejtësinë që ata zhvillojnë më anë të radarëve, si dhe shpeshtim të fushatave për ndërgjegjësim të vozitësve.