Cristiano Ronaldo pritet të bëjë debutimin e tij në ligën e Arabisë Saudite për Al Nassr më 22 janar.
Portugezi, do të jetë në gjendje t’i bashkohet skuadrës së tij të re, pasi klubi të përfundojë kontratën me kamerunianin Vincent Aboubakar për të përmbushur numrin maksimal, të tetë lojtarëve të huaj të vendosur nga federata saudite.
Më pas ai do të jetë i disponueshëm për të luajtur ndeshjen e tij të parë më 22 janar në shtëpi ndaj Ettifaq, pasi ka vuajtur edhe dënimin me dy ndeshje që mori në nëntor ndërsa luante ende për Manchester United.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë, Ronaldo, ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2025 me klubin saudit.