Një grua në Obiliq ndahet nga i dashuri, ky ia poston fotot komprometuese në rrjetet sociale

Një burrë është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje, pasi që ia ka publikuar në rrjetet sociale fotot komprometuese ish të dashurës së tij.

Kjo ka ardhur pas ndarjes.

Njoftimi i plotë i policisë:

FOTOGRAFIM DHE INCIZIME TË PAAUTORIZUARA/Obiliq 06.01.2023 – 19:37. Me 07.01.2023 viktima femër kosovare, ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar (ish i dashuri i saj), pasi janë ndarë, ka publikuar foto komprometuese në rrjetet sociale. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Related Articles