Përfundon e qetë protesta në Shtërpcë

Përfundon e qetë protesta në Shtërpcë

Ka përfunduar në mënyrë paqësore protesta e serbëve lokal në Shtërpcë, e cila ishte thirrur në lidhje me rastin në të cilin mbetën të plagosur dy të rinjë të nacionalitetit serb, të premten me 6 janar.

Në këtë protestë kanë marrur pjesë qytetarë të shumtë, ndërsa fjalime mbajtën edhe përfaqësues të Listës Serbe, duke përfshirë edhe kryetarin e kësaj partie, Goran Rakiq.

Në protestë ka pasur pankarta me mbishkrimet si “Shtërpca është zemra e Serbisë! Evropë për çka janë fëmijët tanë fajtorë”, apo “Kamenica me vëllezërit nga Shtërpca”.

Related Articles