Aktorja Shota Baraliu është e fituar në “Big Talk Kosova”, për të diskutuar lidhur me qëndrimin e saj në “Big Brother Vip Kosova”.
Shota ka thënë se është gëzuar pasi produksioni e kanë bërë më të famshme sesa kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.
“E qetë kam qenë kur jam dal. Edhe jam gëzu edhe jam idhnu. Jam gëzuar se më kanë bërë më të famshme se Albin Kurtin sepse njerëzit paguajnë mijëra euro për marketing. Mua më kanë ba gratis për një dicka që nuk ka qenë e rëndësishme. Është fatale kur flitet gjithçka për ty dhe ti nuk dëgjon e penalizohesh kur nuk e ki përballë atë person me iu përgjigj. S’kam ndryshu për ato që i kam thënë”, ka thënë Shota.
Tutje, ajo deklaroi se kishte qenë reale brenda shtëpisë dhe të gjithë e kanë ditë se përdorë fjalor banal kur diçka nuk i pëlqen.
“Unë edhe nëpër intervista kur diçka nuk më ka pëlqy ja kam fut një të shame. Produksioni e ka ditë që unë nuk i fali taravitë aty, më kanë njoftë. Kjo Shota ka me qenë. Unë kam qenë vetëm një vajzë e drejtë pa maskë”.