Policia e gjen në Vushtrri automjetin e vjedhur muaj më parë në Prizren

Policia e gjen në Vushtrri automjetin e vjedhur muaj më parë në Prizren

Policia e ka gjetur një automjet në një zonë malore në Vushtrri, i cili ishte raportuar i vjedhur muaj më parë në Prizren.

“Njësitet policore në Vushtrri, gjatë realizimit të detyrave policore për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, kanë identifikuar një automjet të dyshuar  i cili ndodhej në një zonë malore  në Vushtrri”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Pas i verifikoi të dhënat, Policia tha se “ka rezultuar  se automjeti ishte raportuar i vjedhur në Prizren rreth pesë muaj më parë”.

“Lidhur me rastin  në bashkëpunim me hetuesit policorë të Prizrenit, po ndërmerren procedurat e nevojshme pas përfundimit të të cilave automjeti pritet t’i kthehet pronarit legjitim”, thuhet në njoftim.

Related Articles