Një person është plagosur sonte te një lokal në lagjen Emshir të Prishtinës, për motive akoma të panjohura. Kështu kanë bërë të ditur sinjalizuesit e Sinjalit dhe kanë njoftuar se personat e dyshuar për këtë incident kanë ikur nga vendi i ngjarjes.
Siç merr vesh Sinjali viktima që u plagos tashmë është dërguar në Emergjencë për trajtim mjekësor, teksa nuk dihet nëse Policia ka arritur t’i kap të dyshuarit.
Gazeta Enigma ka kontaktuar Policinë për të marrë një konfirmim zyrtar, por akoma s’kanë kthyer përgjigje.