Pas Peles, Brazilit i vdes një tjetër legjend e futbollit

Pas Peles, Brazilit i vdes një tjetër legjend e futbollit

Ish-futbollisti brazilian, Roberto Dynamite ka vdekur në moshën 69-vjeçare shkaku i kancerit në zorrë të trash, ka njoftuar ish-klubi i tij, Vasco de Gama.

“Me dhimbje të madhe, Vasco de Gama njofton se Carlos Roberto de Oliveira i njohur si Dynamite, ka vdekur. Pusho në paqe”, thuhet në njoftim.

Dynamite ishte golashënuesi më i mirë në historinë e kampionatit brazilian me 190 gola.

Ai luajti në dy periudha për Vasco de Gama – nga viti 1971 deri në 1979 dhe nga 1980 deri më 1993.

Dynamite shënoi 708 gola për klubin nga Rio de Janeiro.

Sulmuesi brazilian poashtu u aktivizua në Evropë te Barcelona në vitin 1979.

Për Kombëtaren e Brazilit, ai luajti 38 ndeshje ku shënoi 20 gola.

Related Articles